Video/ Brenda shtëpisë ku u asfiksua i moshuari
Një zjarr i rënë në një banesë në rrugën “Bedri Karapici” në zonën e Kombinatit i ka marrë jetën një 80-vjeçari, i cili ishte i paralizuar.
Këto janë pamjet pak, pasi kjo banesë trekatëshe u përfshi nga flakët në zonën e Kombinatit.
Gjithçka e shkrumbuar. Ndërkohë në luftë me zjarri e tymin një 80-vjeçar mbeti i vdekur.
I moshuari, Myftar Kuçi, ka qenë vetëm në banesë në momentin, kur ka rënë flakët, ku shkak dyshohet të jetë kjo ngrohëse e harruar e ndezuar.
Sipas policisë, Kuçi ishte i paralizuar, duke e pasur të pamundur të largohet nga zjarri që ra në banesën e tij.
Edhe pse shërbimet zjarrfikëse shkuan shpejt në vendngjarje, ata nuk mundën ta shpëtonin nga vdekja 80-vjeçarin.
Dyshimet e para të grupit hetimor janë se në trupin e të ndjerit nuk kishte shenja djegieje, por Kuçi mund të ketë vdekur nga asfiksia./abcnews.al