Video/ Çështja çame, zëvendës ministri grek: Rama të diskutojë me veten
Politikanët grek duket se po i hedhin benzinë zjarrit, për një konflikt me Turqinë dhe Shqipërinë. Ditët e fundit nuk kanë munguar deklarata të forta si nga Ministri i Jashtëm grek, ai i Mbrojtes apo dhe liderë të opozitës greke.
I fundit që ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve është Dimitris Vitsa, zëvendës ministër i Mbrojtjes. Në një intervistë për televizionin grek, “Star” ai ka thënë se ushtria greke do të mbrojnë sovranitetin si në lidhje dhe në perëndim.
Vitsa ka treguar dhëmbët ndaj Turqisë, e cila ka kërcënuar se do të hap kufijtë për emigrantët, ndërsa ditët e fundit dhe disa avionë turq kanë “shkelur” hapësirën ajrore greke.
Ai është pyetur dhe për deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ne lidhje me çështjen çame, për të cilin është përgjigjur me një buzëqeshje të lehtë…
“
Nëse dikush dëshiron të diskutojë një gjë të tillë le të ulet i vetëm në një tavolinë dhe të diskutojë me veten
”.
(Deklarata për Shqipërinë, pas minutës së 55
)