Video/ Çfarë i bashkon dy prezantuesit e “Stop”?


Video/ Çfarë i bashkon dy prezantuesit e “Stop”?

17:52 19/09/2017

Ndërkohë që gatuante në “Kush vjen për drekë”, Saimir Kodra foli edhe për marrëdhënien me kolegun e tij në emisionin “Stop”, Gentian Zenelaj.

Kodra tha se përveçse janë kolegë, me Zenelajn kanë një marrëdhënie miqësore dhe se i bashkojnë shumë pasione si makinat, peshkimi, gjuetia etj.

“Gentin e kam vërtet shok shumë të mirë. Është koleg shumë i mirë, na bashkojnë pasione interesante, peshkimi, gjuetia, makinat. Mua më pëlqejnë meshkujt që janë familjarë shumë të mirë, bashkëshortë të zotë. Se ndoshta në marrëdhëniet me bashkëshortet i kemi të vështira të gjithë për shkak se jemi shqiptarë, jemi mediteranë, sanguinë dhe gjaknxehtë. Por një mashkull i mirë duket sa i zoti është në marrëdhënie me fëmijët. Genti është një baba shumë i mirë”,

tha Kodra./

tvklan.al






Të ngjashme