Video/ Çfarë kanë sytë e Hillary Clinton ?
Hillary Clinton e pyetur nga gazetarët nëse ishte e rrezikuar nga sëmundjet e moshës, si Alzheimer apo çrregullimet mendore, ajo ka thënë se ndihet mirë dhe se nuk ka nevojë për të kryer teste neurologjike.
“Nuk kam nevojë për këtë, ”
tha Clinton në një intervistë për Florida ABC, në Orlando.
“Më vjen shumë keq që u sëmura me pneumoni, por jam e lumtur që më ndihmuan antibiotikët. Tanimë është diçka që ka mbetur pas,”
është shprehur ajo pasi u pyet nga Sarina Fazan.
“Kam plotësuar standartet që duhet të ketë çdo kush që kandidon për president përfshirë informacione në lidhje me shëndetin tim.”
vazhdoi Clinton.
Clinton ka hedhur poshtë gjithashtu dhe çdo informacion të dalë nga kundërshati i saj, Donald Trump, lidhur me shëndetin e saj, duke thënë se është ai që nuk i plotëson standartet.
“Kundërshtari im nuk e ka plotësuar atë standard. Kështu që unë jam shumë e lumtur që kam hedhur pas krahëve gjithë informacionin që ekziston, që reflekton në shëndetin tim. Unë jam fizikisht dhe mendërisht e shëndetshme dhe e aftë për të qenë Presidente e Shteteve të Bashkuara “.
Ky dyshim erdhi edhe pas një videoje të çuditshme të publikuar këtë të hënë.
Në këtë video kandidatja për presidente të SHBA, Hillary Clinton, shfaqet duke mbajtur një fjalim gjatë një fushate në Philadelphia , teksa sytë e saj lëviznin në drejtime të ndryshme.
Menjëherë në internet u ngrit dyshimi: Çfarë kanë sytë e Hillary Clinton?/tvklan.al