Video/ “Check-in” në parajsën tokësore Seychelles


Video/ “Check-in” në parajsën tokësore Seychelles

18:03 19/05/2018

Sot u transmetua episodi i dytë i programit më të ri në Televizionin Klan "Check In". Agjentja e turizmit Albana Nanaj dhe gazetarja Dorjana Daka kanë shkuar në aventurën e tyre të radhës në arkipelagun e largët Seychelles. Një vend ku mbizotëron gjithmonë një klimë e ngrohtë, një mrekulli unike e natyrës, me plazhe marramendëse dhe pyje të virgjër, pret të vizitohet dhe të eksplorohet.

Nëse ka ndonjë vend që mund të quhet parajsë tokësore ai është ai është arkipelagu i Seychelles. 115 ishuj të vegjël koralorë, të bërë bashkë në mes të oqeanit indian, shtrirë në një sipërfaqe prej 1 milion metrash katrorë, në lindje të kontinentit afrikan.

Albana Nanaj:

Do t'ju zbulojmë një nga destinacionet turistike më të lakmuara të botës ku ne hymë lirisht pa vizë. Një vend tropikal, pranë Ekuadorit me klimë të ngrohtë gjatë gjithë vitit me dhjetëra plazhe e gjire që ofrojnë më të mirën e natyrës dhe shumë paqe.

Ndalesa e tyre e parë ishte në ishullin Praslin të arkipelagut i cili është i dyti për nga madhësia.

Në një vend përrallor ku mali dhe deti takohen bashkë, dyshja nga Shqipëria nuk hezitojnë të nisin aventurën e tyre duke eksploruar "parajsën e këtij planeti" siç e quajnë ato.

Sapo mbërrijnë në ishull ato shijojnë një drekë me gatime tradicionale. Fileto toni, sallatë me arra kokosi, pulë me erëza dhe domate dhe sigurisht orizi.

Në ishull, banorët vendas ushqehen dhe jetojnë me anë të peshkimit.

Dorjana Daka:

Në merkatën e zonës, këta banorë kanë gjithë jetën që punojnë si peshkatarë, shkojnë në mëngjes, zënë peshkun, vijnë këtu e pastrojnë, furnizojnë gjithë lagjen me peshk.

Çfarë është pjesa më surprizuese për stafin e programit "Check in" por edhe për teleshikuesit e ndoshta për çdo vizitor të atij arkipelagu është çmimi ekonomik i peshkut. Me vetëm 3 euro mund të blesh rreth 6 peshq të freskët.

Shkëmbinjtë masive janë një tjetër karakteristikë e arkipelagut.

Seychelles është i njohur edhe për vaniljet. Banorët vendas mbjellin vaniljen dhe e kultivojnë atë vetëm për përdorimin e tyre dhe nuk e eksportojnë.

Në kryeishullin Mahea gjenden gjithashtu edhe shumë banka dhe institucione financiare.

Dorjana Daka:

Këtu janë shumë ishuj por tre janë ata që nuk duhen lënë pa vizituar.

Albana Nanaj

:

Është ishulli Mahea ku ne ndodhemi, ishulli Praslin dhe ishulli Ladig. Unë ua këshilloj të gjithë atyre që duan të vijnë në këtë ishull që të marrin patjetër anije duke qenë se transporti është shumë i lirë.

Nanaj dhe Dakaj sugjerojnë që turistët të cilët duan të kalojnë pushime me sa më pak shpenzime të shfrytëzojnë opsionet

Guest House

dhe përdorimin e makinave me qira.

Në fund të aventurës së tyre ato shijojnë edhe njëherë disa pjata tradicionale të zonës./tvklan.al 





Të ngjashme