Video/ Cila nga ju është më e mirë në shtrat? Përgjigjja e Irma Libohovës i bën të gjithë të qeshin
Dihet tashmë që në emisionin “Xing me Ermalin” velina Kejvina Kthella i drejton të ftuarve një pyetje “pikante”.
Kanë qenë këngëtaret Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima të cilat janë gjendur përpara pyetjes së sikletshme natën e sotme.
Gjatë emisionit Kejvina pyeti këngëtaret se cila prej tyre ishte më e mirë në shtrat, por përgjigja e Libohovës i ka bërë të gjithë të qeshnin pasi tha se asnjëra prej tyre nuk ka burrë.
Kejvina: Unë kam një pyetje për të katërta ju. Cila nga ju është më mirë në shtrat?
Irma Libohova: Unë i kushtoj shumë rëndësi shtrati dhe kam jastëkë shumë të mirë dhe dyshekun gjithashtu, që të fle rehat.
Rovena Dilo: Duhet të pyesësh krevatin për këtë…
Eneda Tarifa: Unë jam shumë e mirë në karrige. Kur rri në karrige jam shumë e bukur.
Irma Libohova: Ermal, problemi është se ne nuk kemi burra.
/tvklan.al