
Video/ Cristiano Ronaldo i shpëton jetën një djaloshi
Ronaldo, ylli i Realit të Madridit, i shpëtoi jetën këtij djaloshi. Ai kishte bërë aksident me makinë dhe kishte qenë në koma për muaj të tërë.
Meqenëse skuadra e tij e preferuar ishte skuadra e Realit të Madridit dhe idhulli i tij i talentuari Cristiano Ronaldo, prindërit e tij menduan t’i vinin në dhomë çdo ndeshje që zhvillonte skuadra e madhe.
Në momentin kur idhulli i tij shënoi gol… ai u zgjua.
Ronaldo e mori vesh historinë e Davidit dhe këkroi të takohej me të. Dhurata e tij për të ishte një biletë për të parë live skuadrën e zemrës dhe shumë dhurata të tjera.
“Ronaldo është një djalosh me zemër të madhe. Ne nuk do e harrojmë kurrë këtë që ai bëri për ne”, u shpreh mamaja e Davidit./tvklan.al