Video/ Dashuri me shikim të parë, mjekët mbeten pa fjalë
Nëse deri më tani nuk kishit besuar në dashuri me shikim të parë, këto imazhe do t'ju bëjnë të ndryshoni mendim.
Ky është momenti kur një bebe e porsalindur vendos dorën e kokën e saj në fytyrën e nënës dhe nuk e lëshon. Ágata Ribeiro Coêlho lindi me ndërhyrje cezariane më 5 Prill, në spitalin Santa Monica të Brazilit. E vogla iu dha nënës së saj Brenda Coêlho de Souza dhe lidhja mes të dyjave ishte e menjëhershme. Ágata duket teksa puth nënën e saj në faqe ndërsa mjekët shohin të gjithë këtë skenë të mahnitur. Ajo vijon ta shtrëngojë fytyrën e nënës së saj pas vetes, ndërkohë që ata kujdesen për këtë të fundit. Brenda, e cila punon si asistente tha:"Ishte një moment i pabesueshëm kur ime bijë më përqafoi për herë të parë. I gjithë ekipi mjekësor ishte i mrekullueshëm dhe u surprizuan pamasë me sjelljen e saj, ata nuk mund ta besonin sa e dashur ishte ajo pas meje. Ágata sot është 3 muajshe dhe gëzon shëndet të plotë".
/tvklan.al