Video/ Deputetja i jep gji fëmijës duke folur në Parlament
Një deputete islandeze ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik vendas dhe të huaj, me një gjest të veçantë. Teksa po ushqente me gji fëmijën, gjatë seancës parlamentare, asaj i erdhi radha për të folur.
Por nuk ia ndërpreu gjirin vajzës së saj 6-javëshe dhe doli në podium për të folur së bashku me të.
Përpara deputetëve në Rejkjavik, ajo sqaroi edhe arsyet e gjestit të saj. Deputetja tha se e bija nuk ishte e shqetësuar.
Përkundrazi nuk do të ishte ndjerë mirë, nëse do t’ia ajo ndërpriste gjirin për t’u çuar për të folur. “Këtu bëhet fjalë për gjënë më natyrore në botë”, tha deputetja islandeze./tvklan.al