Video/ Deputetja socialiste: Opozitën e kam në shtrat


Video/ Deputetja socialiste: Opozitën e kam në shtrat

18:32 01/11/2017

Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë, deputetja Blerina Gjylameti erdhi sot në një rrëfim ndryshe në emisionin “Rudina”.

Gjylameti foli për familjen dhe marrëdhënien me bashkëshortin teksa tha se ai bën ‘avokatin e djallit’ dhe rolin e opozitarit më të fortë.

“Unë mendoj se e kam këshilltarin më të mirë, shpeshherë bën avokatin e djallit, por bën edhe opozitarin më të fortë, për të mos thënë që opozitën e kam në shtrat. Shpeshherë përtej mbështetjes ai edhe më këshillon. Bashkëshorti me djalin vuajnë mungesat e mia. Ne kemi shumë vite bashkë dhe më shumë se bashkëshort është shok shumë i mirë, kemi qenë komshinj, kemi qenë shokë gjimnazi. I dedikohem për gjithçka jam unë sot”,

tha Gjylameti.

/tvklan.al






Të ngjashme