
Video/ Dezertim në kohë paqeje?! Po ç’thonë qytetarët?
Pak ditë më parë disa nga komandot e forcave të armatosura, që ndodheshin për një program trajnimi në Britaninë e Madhe, dezertuan dhe nuk u kthyen në atdhe në përfundim të programit.
Renaldo ka improvizuar situatën, kur komandot morën vendimin “e vështirë” dhe pyet qytetarët sesi iu duk akti i forcave tona të armatosura në kohë paqeje.
Po.
Renaldo – Të vinte ndërmend të arratiseshe, të dezertoje? Qytetari 2 –Jo, në atë kohë jo.
Renaldo – Kanë thënë që 3 ushtarë kanë dezertuar në Angli. Po në kohë lufte si mund të jetë gjendja e ushtrisë shqiptare? Qytetari 2 –Për ibret është gjendja, për faqe të zezë!

E kanë bërë shumë mirë, mo burrë!
Renaldo – Po në kohë lufte si e imagjinon? Qytetari 3 –Ça lufte bën shqiptari? Ne jemi për copë buke!

Fatkeqësi e madhe. Ushtarak kam qenë.
Renaldo – Po si veprohet në këto raste, kur bëhen dezertime? Qytetari 4 –Duhen varur në litar! Tradhtarë të betimit! Atdhe ata nuk kanë!

Ça atdheu mo, ku kemi atdhe ne? E kanë ngrënë atdheun deputetët tanë, parlamentarët!

Nuk tradhëtuan atdhenë, jo jo! Tradhëtuan partinë, qeverinë, m*** Ramën. Do të ta them kështu? Mbaje! Se i shtrydhin!

tvklan.al