Video/ Djali pa duar dhe pa këmbë luan Play Station


Video/ Djali pa duar dhe pa këmbë luan Play Station

12:07 13/07/2016

Jeta shpesh na vë përballë sfidave. Duhet kuraje dhe guxim për t’i përballuar ato. E trishtë është historia e këtij djali 11-vjeçar, i lindur pa duar dhe pa këmbë.

Pavarësisht të gjithave Tiyo Satrio ka mësuar që ta bëjë veten të lumtur duke luajtur në Play Station. Ai përdor mjekrën e tij për të pasur kontrollin e lojës.

Lojtari nga West Java e Indonezisë, luan në çdo rast që i jepet dhe dëshmon së është një kundërshtar i denjë përballë shokëve.

Duke mbajtur një stilolaps në gojë, ai është në gjendje që të shkruaj. Ndërkohë, drejtori i shkollës tha se pavarësisht së Tiyo është në klasën e dytë, është i aftë për zgjidhjen e problemeve të matematikës që i përkasin klasës së katërt.

/tvklan.al






Të ngjashme