Video/ “Do të hakmerrem për myslimanët e vrarë”


Video/ “Do të hakmerrem për myslimanët e vrarë”

19:03 23/12/2016

Anis Amri i betohej për besnikëri ISIS-it dhe deklaronte se dëshironte të hakmerrej për muslimanët e vrarë në sulmet kundër shtetit islamik.

Këto janë faktet e reja që autoritetet gjermane kanë zbuluar në një video të publikuar nga agjencia Amak, rrjeti informativ i të vetëshpallurit shtet islamik, pak pas vrasjes së autorit të masakrës së tregut të Krishtlindjeve në Berlin.

Video është realizuar para sulmit, por është publikuar vetëm pak minuta pasi agjencia “Amak” pranoi se autori i masakrës kishte mbetur i vrarë në një shkëmbim zjarri me agjentët e policisë italiane në Milano./ tvklan.al






Të ngjashme