Video/ “Do vras të pabesë derisa të më rrjedhë gjaku në vena”


Video/ “Do vras të pabesë derisa të më rrjedhë gjaku në vena”

19:25 19/07/2016

Në këtë video-mesazh, 17-vjeçari Muhamad Riad, emigranti afgan, që sulmoi me sëpatë dhe thikë 5 persona në një tren në Gjermani, shprehet se do të kryejë një sulm kamikaz.

Ai thotë se do të luftojë derisa t’i rrjedhë gjaku në vena. Pamjet u publikuan nga agjencia zyrtare xhihadiste, “Amak News”, përmes së cilës më herët ISIS kishte marrë përsipër sulmin.

17-vjeçari pohon në video se është një ushtar i kalifatit. Me një thikë në dorë kërcënon se do të vrasë sa më shumë të pabesë dhe citon kreu e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Policia gjermane njofton se ai riu afgan mësoi për vrasjen e një miku të tij në Afganistan dhe kërkonte të hakmerrej. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në qytetin jugor Uerzburg, në landin e Bavarisë.

Autoritetet vendase thanë se 17-vjeçari kishte mbërritur në Gjermani pa prindërit, me valën e emigrantëve.

Ai u qëllua për vdekje nga policia teksa po largohej. Në dhomën e tij, policia gjeti një flamur të ISIS, të pikturuar me dorë. Sulmi në trenin e pasagjerëve vjen vetëm pak ditë pas masakrës në Nisë. /TV KLAN






Të ngjashme