Video/ Donte të hakmerrej ndaj gruas dhe djalit, gjen vdekjen
E denjë për skenar hollivudian ishte mënyra që zgjodhi Duane Youd për t’u hakmarrë ndaj gruas dhe djalit të tij. Amerikani me banim në Utah ishte arrestuar nga policia lokale të dielën pas një denoncimi për dhunë në familje
Joud dhe bashkëshortja ishin duke konsumuar alkool kur papritur nisën të debatojnë Ai më pas nisi ta godasë fizikisht, çka alarmoi fqinjët që thirrën policinë.
Burri u lirua me kusht të hënën pasi i kërkoi leje policisë për të marrë disa sende në shtëpi. Gjatë shoqërimit për në banesë ai u arratis me makinë dhe vodhi një avion Cessna. Më pas u ngrit në fluturim dhe për t’u hakmarrë ra me avion mbi shtëpinë e tij. Në momentin e rrëzimit në banesë ishte gruaja dhe djali, të cilët fatmirësisht shpëtuan pa lëndime.
Joud në të kaluarën ishte një pilot profesionist dhe kjo e ndihmoi të ndërmerrte aventurën që e çoi drejt vdekjes.
Tv Klan