Video/ Dy kolosët e letërsisë shqipe në Francë me Kombëtaren


Video/ Dy kolosët e letërsisë shqipe në Francë me Kombëtaren

11:00 17/05/2016

Dy kolosët e letërsisë shqiptare Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli janë nderuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me nga një fanellë kuq e zi, të personalizuar, të Kombëtares Shqiptare. Tashmë ata mbajnë fanellën me numrin 1 dhe mbështesin Kombëtaren e rrugën dhe sfidën drejt Kampionatit Europian Francë 2016.

“Ngjarje të tilla krijojnë një atmosferë të gëzueshme. Ju doni të më nderoni dhe unë mendova, ore ka ndonjë lidhje futbolli me artin tonë dhe më shkoi mendja se paska. Një nga pikat e takimeve mes sportit dhe artit ka ndodh në amfiteatrot e vjetra, ku siç konkurronin sportistët konkurronin dhe shfaqjet teatrale”, ka thënë shkrimtari Ismail Kadare.

“Jam vërtet i nderuar që sot marrë një dhuratë shumë të çmuar. Është vërtet histori hyrja në kampionatin evropian. Ishte një sukses i madh”, deklaroi kolosi tjetër i letrave shqipe, Dritëro Agolli./

tvklan.al






Të ngjashme