Video: Të plagosurit e Burrelit nisen me helikopter drejt Tiranës
Tvklan.al sjell pamjet nga spitali i Burrelit, kur u transportuan me helikopter drejt Tiranës dy nga të plagosurit. Në këto pamje tregohen momentet kur ambulanca e spitalit të Burrelit transporton Erzen Aliajn dhe Hamit Bucin drejt helikopterit, për t’i sjellë në Tiranë. Fatkeqësisht Aliaj ndërroi jetë rrugës, ndërsa Buci humbi jetën në sallën e operacionit në Spitalin e Traumës.
Nga krimi i rëndë, 3 persona u vranë dhe një tjetër u plagos në fshatin Shëlli të Matit. Viktimat janë punonjësi i Bashkisë Mentor Hoxha rreth 36-vjeç, Erzen Aliaj dhe Hamit Buci. Ndërsa i plagosuri Astrit Hani 40 vjeç po trajtohet në spitalin e Burrelit.
Mësohet se punonjësit e Bashkisë ndodheshin në këtë zonë pasi po punonin në ndërtimin e një rruge në Njësinë Administrative Nr.2. Ata ishin në pushimin e drekës, kur autori i arrestuar Kujtim Koxha 54 vjeç, hapi zjarr në drejtim të tyre.
Sipas policisë “
dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.
Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje”.
/
tvklan.al