Video/ E merr rrjedha e lumit, dyshohet një grua e vdekur në Pogradec
Një grua dyshohet se ka humbur jetën në qytetin e Pogradecit pasi është marrë nga rrjedha e lumit që derdhet në liqen. Kanë qenë banorët të cilët njoftuan policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje. Dëshmitarët kanë dërguar në redaksinë e
tvklan.al
një video nga vendi ku dyshohet se është mbytur gruaja.
Policia e Pogradecit thotë se pritet që në vendngjarje të mbërrijnë polumbarët për të nisur kërkimet për gjetjen e trupit.
Njoftimi paraprak i Policisë së Pogradecit:
Më datë 08.03.2018, jemi njoftuar, se në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Oktapodi”, disa banorë kanë parë në rrjedhën e lumit një kufomë, dyshohet të jetë mbytur në lumë, ku rrjedha e lumit e ka çuar në liqen.
Pritet ardhja e polumbarëve, për të vijuar kërkimet me qëllim gjetjen e trupit në liqen.
/tvklan.al