Video/ E spiunojnë banorët, arrestohet shqiptari hajdut
Ishin vetë banorët e qytezës që njoftuan policinë. Ata prej ditësh kishin parë një automjet, tip “Ford Fiesta”me targa franceze, që lëvizte në zonë. Kështu pas ndërhyrjes policia italiane ka arrestuar një shqiptar, ndërsa dy të tjerë kanë mundur të largohen.
Në pranga ka përfunduar Denaldo Allamani, 24 vjeç, i dyshuar nga policia italiane për disa vjedhje në Perugia.
Policia ka marrë gjurmë gishtërinj duke identifikuar kështu edhe dy personat e tjerë, që sipas mediave italiane janë po shqiptarë.
I arrestuari do të pyetet në lidhje me “aktivitetin” e tij, ndërsa në automjet janë gjetur edhe “veglat e punës”. /tvklan.al