Video e tmerrshme, ja si rusët dhunuan tifozët anglezë në Marsejë
Të “armatosur” me shishe, karrige dhe shufra metalike dhe duke vrapuar si ushtarë të trajnuar të gatshëm për luftë. Këta janë huliganët rusë të cilët sulmuan në rrugët e Marsejës tifozët anglezë para ndeshjes së Euro2016.
Videoja e tmerrshme është marrë nga një kamera GoPro dhe është postuar në Youtube , për të treguar masakrën që ndodhi këtë fundjavë.
Prokurorët francezë zbuluan dje se të paktën 150 huliganë rusë i kishin shpëtuar arrestimit në Marsejë. Organizatorët e UEFA-s janë shprehur se do të marrin masa drastike për Anglinë dhe Rusinë, nëse kjo situatë do të përsëritet./tvklan.al