Video/ Edukatorja rreh me shapka fëmijën në çerdhe
Pantofla të përplasura në fytyrë, fyerje, keqtrajtime, dënime në “dhomën e errët” dhe të qarash vogëlushësh. Kjo ishte situata në një çerdhe në Varese të Italisë. Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë nxjerrë në pah të gjithë situatën e tmerrshme që ndodhte prej kohësh në çerdhen me fëmijë të cilët janë nga 6 muajsh deri në 5 vjeç, raportojnë mediat italiane.
Hetimet nisën, pasi tre prindër të fëmijëve kishin vënë re shenja dhune tek vogëlushët e tyre, si dhe sjellje të dyshimtë.
Policia ka siguruar plot 45 episode ku duket qartë dhuna e ushtruar nga edukatoret, të cilat kanë përfunduar në pranga e karabinierëve. Ky skandal kaq çuar edhe në mbylljen e çerdhes.
/tvklan.al