Video/ Efektet negative të konsumimit të tepërt të frutave
Frutat janë tejet të rekomandueshme jo vetëm në dieta ushqimore. Por, në fakt konsumimi i tepërt i frutave sjell disa efekte negative shëndetësore. Sot në rubrikën “Me duart e Kristit” ju do të informoheni mbi 5 shenjat që tregojnë se po konsumoni më shumë se ç’duhet fruta.
-Jeni shpesh të fryrë.
Fruti është një shkaktar se përse ju jeni shpesh të fryrë. Fruti është i pasur me një lloj sheqeri të quajtur fruktozë dhe shumë prej nesh nuk janë në gjendje ta tresin dhe thithin sasi të mëdha.
-Diarre ose sindromë të zorrëve të irrituara.
Frutat janë të dizenjuara nga natyra për të përmbajtur fara për të prodhuar një frut të ri, ndaj dhe farat mund të mos treten duke shkaktuar kështu probleme.
-Nuk mund të humbni peshë.
Nëse keni nisur një dietë strikte dhe nuk mund të humbni peshë atëherë duhet të shikoni sasinë e konsumit të frutave.
/tvklan.al