Video Ekskluzive/ Ja kush është 45 – vjeçarja që u aksidentua për vdekje në Tiranë
Ka qenë fatal aksidenti që ndodhi këtë mesditë në kryeqytet. Një grua 45-vjeçare, Dhurata Prifti, që u përplas nga një makinë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Gruaja ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës së bashku me dy fëmijët 13 dhe 7 vjeç dhe për të shpëtuar ata nga një mjet që po udhëtonte me shpejtësi ka rrezikuar jetën. https://www.youtube.com//embed/f6RC5bQgBa0 Automjeti tip Benz me targe AA 476 GL i drejtuar nga shtetasi Andrea Memollari i ka kaluar sipër gruas, ndërsa kalimtarët e tjerë që kanë parë skenën janë tmerruar. Pas aksidentit drejtuesi i makinës nuk ka qëndruar, por është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur mjetin në rrugën “Siri Kodra”. 20 - vjeçari u arrestua pak orë pas aksidentit. Fillimisht kanë qenë kalimtarët e tjerë ata që i kanë dhënë ndihmën e parë gruas, siç duket dhe nga këto pamje filmike të siguruara nga Televizioni Klan. https://www.youtube.com//embed/IKTG4-qgub0 Fëmijët në gjendje të traumatizuar janë shoqëruar me ambulancë drejt spitalit për t’i asistuar me ndihmën e nevojshme shëndetësore. Tv Klan https://www.youtube.com//embed/13LfkHZCcVc