
Video/ Ekzekutohet me disa plumba në kokë shqiptari në Kanada
Një shqiptar është ekzekutuar në zonën East York, në Toronto të Kanadasë. Sipas mediave kanadeze viktimë ka mbetur 46-vjeçari Ardian Kaloshi. Hetuesi Mike Patterson ka thënë se rreth orës 22:00 të ditës së mërkurë (mbrëmje), sipas orës lokale, është raportuar për disa të shtëna në këtë zonë.
“Kur policia arriti në vendngjarje një viktimë mashkull, më vonë i identifikuar si Kaloshi, është gjetur me lëndime të dukshme në kokë
”, ka thënë Patterson.