Video/ Elbasan, banorët të tmerruar nga lëkundjet e tokës
Dëme nga tërmetet janë regjistruar në Elbasan. Sipas të dhënave nga emergjencat civile në Prefekturën e Elbasanit ka patur plasaritje të mureve në disa pallate dhe dëme në banesa, por nuk raportohet për të lënduar.
Momente frike dhe paniku ka përjetuar kjo e moshuar në Elbasan. Pallati ku banon u lëkund nga tërmeti.
“Është 70 vjet ky pallat. Poshtë është dëmtuar nga themelet”.
Në lagjen “Dyli Haxhire” ka dëmtime të pallatit nr 8.
Zyra e emergjencave civile ka konfirmuar se në mjaft banesa janë konstatuar plasaritje.
Kurse në një pallat pranë bulevardit kryesor lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëmtime serioze.
Më shumë lëkundjet janë ndjerë në katet e larta të pallateve në Elbasan dhe në bashkinë e Peqinit.
Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj dhe Sektori i Emergjencave Civile Elbasan bënë me dije se janë duke komunikuar me bashkitë dhe njësitë vendore për të marrë masat e nevojshme./abcnews.al