Video/ “Elifi” dhe “Sulejmani” vijnë me një suprizë
Një film i ri do të shfaqet së shpejti në kinematë turke. Tuba Buyukustun dhe Halit Ergenc vijnë në rolet kryesore të filmit të titulluar “Stambolli i kuq”.
Buyukustun njihet për rolin e Elifit në serialin “Diamante dhe Dashuri” ndërsa Ergenc njihet për rolin e Sulejmanit në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”. Gjatë një interviste për televizionin “TV8” Buyukustun tha se gjithçka kishte shkuar për mrekulli në filmin që do të shfaqet duke nisur nga 3 Marsi në kinematë turke. “Xhirimet kaluan si në ëndërr. Aktorët, ekipi, gjithçka ishte shumë bukur”, tha ajo. Filmi, i cili bazohet në një histori gjysmë të vërtetë e gjysmë imagjinare, tregon historinë e Orhan Sahin, një shkrimtar dhe editor, që pasi ka jetuar për vite të tëra jashtë vendit, kthehet në Stamboll për të punuar me librin e parë të producentit të famshëm Deniz Soysal. Ky i fundit jeton mes luksit në një vilë së bashku me familjen e tij. Që në ditën e parë, Orhani e gjen veten mes marrëdhënieve komplekse, miqve misteriozë dhe familjes së Denizit. Teksa e vështron me një sy krejt tjetër Stambollin, qytet në të cilin është rikthyer pas vitesh të tëra, ai fillon të përjetojë ndjenja që i kishte harruar. Halit Ergenc do të luajë rolin e Orhan Sahinit, ndërsa Tuba Buyukustun luan rolin e Naval-it. Deniz Soysal do të luhet nga aktori i njohur Nejat Isler. Filmi do të luhet në dy gjuhë, Turqisht dhe Italisht. Ai ka kushtuar 5.5 milionë Euro. “Stambolli i Kuq” është një film nga Ferzan Ozpetek me muzikë të Giuliano Taviani dhe editor Patrizio Marone. /tvklan.al