Video/ Erdogan bëhet shoferi i Ramës, e shëtit me makinë në Bosfor


Video/ Erdogan bëhet shoferi i Ramës, e shëtit me makinë në Bosfor

12:57 01/07/2016

Fatos Nano ishte i pari, por jo i vetmi personalitet që i ka bërë Edi Ramës shoferin.

Gjatë vizitës së tij në Turqi, Presidenti turk Taip Erdogan ka preferuar ta shëtisë personalisht mysafirin e tij shqiptar madje edhe duke marrë vetë drejtimin e automjetit të tij.

Në këtë video, shfaqet Kryeministri Rama, i cili është “pasagjer” në makinën presidenciale që drejtohet nga vetë presidenti Erdogan.

Edhe me kreun e shtetit turk, si me Fatos Nanon, Kryeministri Rama ka respektuar parimin “Mos i fol shoferit” ndërsa duket jo shumë komod, i ulur në sediljen e pasme të makinës, ndoshta nga dyshimet për aftësinë e Presidentit Erdogan si drejtues automjetesh.

Regjistrimi është bërë nga zëdhënësi i Presidentit gjatë rrugës, që kanë përshkuar pas ceremonisë së inagurimit të urës së re mbi Bosfor, ku Rama ishte i ftuari special i Presidentit dhe Kryeministrit turk.

Tv Klan






Të ngjashme