
Video/ Ermal Mamaqi zbulon personazhin e parë në emision
Ermal Mamaqi ka treguar se, cili do të jetë personazhi i parë, i ftuar në emisionin më të ri në Televizionin Klan.
“
Xing me Ermalin
” do të nis me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai ka zgjedhur rrjetet sociale, duke postuar një video për të treguar në lidhje me emisionin.
Ermal Mamaqi u bë pjesë e Televizionit Klan më 1 Qershor, kur u zyrtarizua marrëveshja 3-vjeçare me Drejtorin e Përgjithshëm, Aleksandër Frangaj./
tvklan.al