Video/ Është bërë nënë për herë të parë, këngëtarja: Është periudha më e lumtur


Video/ Është bërë nënë për herë të parë, këngëtarja: Është periudha më e lumtur

19:00 19/03/2018

Prej kohësh tashmë këngëtarja Ermira Kola ka patur një tërheqje nga daljet mediatike.

Prej më shumë se një viti ajo është bërë nënë për herë të parë dhe ka sjellë në jetë Johnin dhe duket se është tejet e përkushtuar ndaj tij.

Këngëtarja ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku tha se kjo periudhë është më e lumtura në jetën e saj.

“Është periudha më e lumtur në jetën time. Viti i parë ka qenë shumë i lehtë, ai ka qenë fëmijë shumë i mbarë. E kam kaluar shumë mirë. Pasi bëri vitin dhe u ngrit në këmbë fillon dhe prek çdo gjë dhe po shkatërron shtëpinë. Tani çdo gjë që ishte në dysheme e kemi ngritur lart dhe kemi mbyllur të gjithë sirtarët”,

tha këngëtarja.

/tvklan.al






Të ngjashme