Video: Fëmija nuk pushon së qari, prifti humbet durimin…
Të qarat pa pushim të një fëmije gjatë pagëzimit, e çuan një prift në një veprim ekstrem. Thuajse në të gjitha mediat ndërkombëtare këtë të enjte po bën xhiro një video në të cilën shfaqet një prift duke goditur me shuplakë një fëmijë të mitur.
Në video, prifti mund të shihet teksa i gjuan të miturit në fytyrë, duke habitur të afërmit e tij që u detyruan të ndërhynin.
Në fillim të klipit, prifti mund të shihet teksa i flet fëmijës për ta qetësuar… madje e merr atë në krahë dhe e mbështet në kraharor, por fëmija nuk pushon që qari.
E në këtë pikë prifti nuk duron më: “Qetësohu, qetësohu, duhet të qetësohesh”, thotë ai dhe vetëm pak sekonda më vonë e godet me shuplakë.
Mbetet e paqartë se ku është filmuar kjo video, por ceremonia u zhvillua në një kishë dhe shërbimi ishte në frëngjisht.
/tvklan.al