Video-Foto/ Gjyshja seksi e fiksuar me trajnerin e futbollit


Video-Foto/ Gjyshja seksi e fiksuar me trajnerin e futbollit

19:04 04/07/2017

Vivien Bodycote 59 vjeç është fiksuar me trajnerin e ekipit të Manchester United, Jose Mourinho. Ajo ka bërë plot 20 tatuazhe në trupin e saj me portretin e trajnerit portugez Mourinho.

“Rrallë shkoj në qytet, por kthehem gjithmonë me një tjetër tatuazh të Joses në trupin tim. Duhet të kem 20 tatuazhe të tij. Ai nuk është vetëm special, por është i vetmi”,

thotë 59-vjeçarja.

Ajo thotë se për Mourinhon do të ishte e gatshme që të tradhtonte bashkëshortin. Vivien ka shkuar për herë të fundit në stadium në vitet ’90 me babain e saj të ndjerë. Gjyshja e 4 nipërve u martua me bashkëshortin e saj të dytë, Tony, 15 vite më parë. 59-vjeçarja pohon se nuk do ta mendojë dy herë nëse do të ketë një mundësi takimi me trajnerin portugez.

“Nuk ka asnjë ditë të vetme që mos të shikoj në internet fotot e Jose, jam e fiksuar pas Mourinhos. Nëse ai largohet nga Manchester United dhe vendos të shkojë në një ekip në një shtet tjetër, atëherë unë do t’u them mirupafshim ekipeve britanike dhe do të shkoj aty”

, tregon Vivien.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj Tony paguan për tatuazhet e gruas së tij dhe thotë se do të vazhdojë të paguajë nëse kjo e bën të lumtur Vivien.

/tvklan.al






Të ngjashme