Video – Foto/ Lotët e Buffon dhe dëshpërimi i lojtarëve të tjerë
Ndeshja e së hënës mes Italisë dhe Suedisë ishte padyshim dramatike.
Italia kërkonte fitoren që nga minuta e parë, por që nuk e arriti dot, duke mos u kualifikuar për në botërorin e vitit tjetër. Por pa asnjë mëdyshje, dramatike ishte intervista e Buffon në fund të ndeshjes. Veterani deklaroi mës lotësh se kjo ishte ndeshja e fundit e tij në nivel ndërkombëtar, një lajm që mërzit të gjithë tifozat e futbollit për një legjendë si ai. “Gigi nuk është vetëm Gigi. Gigi është gjithçka, një ikonë e futbollit global.” Kështu e cilësonin mediat italiane Buffon ditën e sotme. Ai ishte minoren kur filloi të luante futboll në mënyrë profesioniste dhe mbrëmë tregoi vlera të mëdha respekti për skuadrën kundërshtare teksa gjithë stadiumi fishkëllente himnin, ndërsa ai e duartrokiste atë. Në fotot e mëposhtme do t’iu paraqesim momentet dramatike pasi arbitri sinjalizoi fundin e ndeshjes. Lotët e Buffon, përqafimi mes tij dhe Bonuçi-t, dëshpërimi i Belottit dhe Florenzit dhe jo vetëm./tvklan.al