Video-Foto/ “Unë jam hajdut”
Një adoleshent në Brazil ka paguar shtrenjtë vjedhjen e një biçiklete nga një person me aftësi ndryshe.
Dhe "drejtësinë" e ka vendosur një artist tatuazhesh. Maycon Wesley, pasi mësoi se çfarë kishte bërë i riu, e mori me forcë dhe e uli në karrige për t'i bërë një tatuazh në ballë. Në gjuhën portugeze, ai shkroi "Eu sou ladrão e vacilão", që përkthehet "Unë jam hajdut dhe humbës". Të gjithë këtë skenë, artisti i tatuazheve e filmoi me kamera. Pasi përfundoi tatuazhin, e pyeti adoleshentin nëse e pëlqente. I riu u largua i tmerruar, ndërsa familja e tij bëri denoncim në polici ndaj tatuazhistit./ tvklan.al