Video – Foto/Këto pamje janë reale…
Prej më shumë se 20 vitesh, një ndër gjërat më të bukura të Maho Beach, në St Maarten – St Martin është të parit avionët që kalojnë mbi kokën e pushuesve.
Jo vetëm një atraksion turistik, ky vend është i preferuar nga fotografë të shumtë për shkak se avionët që ulen në aeroportin pranë, fluturojnë në një lartësi prej vetëm 30 metra distancë. Por duket se kjo “traditë” do të ndryshojë, pasi autoritetet kanë vendosur që të lejojnë vetëm avionë të vegjël që të ulen në këtë zonë, për shkak të rrezikshmërisë së lartë. Maho Beach është një prej vendeve më të famshme në botë për të parë avionët, me mijëra turistë që pjesë të pushimeve të tyre kërkojnë të shijojnë edhe këtë pamje, që kërkon guxim. Në të gjenden shenja të shumta që i paralajmërojnë vizitorët të bëjnë kujdes, në mënyrë që të mos pësojnë dëmtime apo edhe të rrezikojnë jetën. Aeroporti “Princess Juliana”, që ndodhet në pjesën hollandeze të ishullit (pjesa tjetër është në anën franceze) është aeroporti i dytë më i populluar në rajonin lindor të Karaibeve. Ai konsiderohet si një ndër aeroportet më të rrezikshëm në botë./tvklan.al