Video/ Gati flota e aeroplanëve “Air Albania”
Me një postim në Instagram, Kryeministri i vendit Edi Rama ka dashur të tregojë se është në përfundim ndërtimi i një prej avionëve të linjës ‘Air Albania’.
Më parë është bërë e ditur se mjeti do të jetë një Airbus 319 dhe fillimisht do të nisë punën në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll brenda javës së parë të Shtatorit. Nga video duket qartë se avioni do të mbajë ngjyrat e flamurit shqiptar si dhe shqiponjën dykrenare.
Sipas një vendimi të qeverisë, 51% e aksioneve të kompanisë “Air Albania” janë shqiptare, ndërsa 49% i takojnë kompanisë turke të fluturimeve “Turkish Airline”.
Tv Klan