Video/ Gazetari i njohur shpërthen në lot për…
Në një video në Aleppo tregohej një fëmijë të cilin po e operonin pa anestezi dhe gjatë këtij momenti në një emision live në Turqi, gazetari turk Turgay Güler shpërtheu në lot.
Në videon e tmerrshme dukej 5-vjeçari gjatë operacionit duke recituar vargje të Kuranit.
Pasi gazetarët panë klipin e shkurtët i cili mendohet se është filmuar nga një mjek në qytetin sirian, Güler ngriti dorën në kokë duke mos qenë i aftë të fliste.
Në fillim të këtij muaji Kombet e Bashkuara kritikuan Rusinë dhe Sirinë për ndalimin e ndihmës mjekësore në Aleppon lindor./tvklan.al