Video/ Gjenden 66 kg drogë nën dyshek
Policia e Vlorës sekuestroi 66 kg kanabis dhe arrestoi një 48-vjeçar si posedues të lëndës narkotike. Operacioni “Bedrooom” u përqendrua në lagjen ”28 Nëntori”.
Në katin e pestë të një pallati, në banesën e Ramiz Zenelit, policia gjeti dhe sekuestroi 14 pako të mbështjella me natriban, në brëndësi të tyre kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 66 kilogramë.
Në videon e shpërndarë nga policia dallohet që Zeneli e kishte fshehur drogën poshtë dyshekut të shtratit.
Ndaj 48-vjeçarit rëndon akuza për ”Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.