Video/ Gjiko dhe Elita tregojnë kur do të martohen
Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko ishin sot të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”. Gjatë emisionit çifti u përball me një kuic me këpucë, që i vinte në provë për të parë se sa e njohin njëri-tjetrin.
Të pyetur se cili prej tyre mezi pret të bëhet prind, të dy ngritën këpucët, për të aprovuar se të dy janë dakord. Ndërkohë reperi me humor shtoi se po presin gjinekologun, t’iu thotë se duhet të martohen.
“
Ne të dy mezi po presim të bëhemi me fëmijë. Por jemi duke prit gjinekologun të na thotë se kur duhet të martohemi. Kur të na thotë gjinekologu, do të martohemi. Për të gjithë ata që po pyesin se kur do martohemi, ju themi: Kur të na thotë gjinekologu”,
tha Gjiko.
/tvklan.al