Video/ Grabiti gazetaren italiane, arrestohet shqiptari


Video/ Grabiti gazetaren italiane, arrestohet shqiptari

10:07 16/06/2016

Policia italiane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për grabitje dhe rrëmbim personi.

I riu shqiptar ka grabitur gazetaren italiane Emma Camagna. Ngjarja ka ndodhur në Alessandria më 27 mars, të dielën e Pashkës.

Gruaja u sulmua në banesën e saj nga 32-vjeçari shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët e rrahën dhe e lidhën në karrige, teksa po grabisnin banesën e saj.

Ata mundën të merrnin sende me vlerë të përgjithshme 50 mijë euro. Falë përshkrimit të detajuar të gazetares, policia mundi të identifikonte dhe arrestohen shqiptarin grabitës

. /tvklan.al






Të ngjashme