Video/ Gruaja i del para makinës për të shpëtuar djalin
Ky është momenti tronditës kur një grua heroinë i shpëton jetën një djali të vogël duke i dalë para një makine.
Pamjet dramatike u kapën nga kamerat e sigurisë në Bridgeport, Connecticut. Shanta Jordan mbështolli me trupin e saj një djalë të vogël, të cilin nuk e njihte për ta shpëtuar nga një makinë që po ecte me shpejtësi, duke u përplasur me murin e një restoranti. Si djali, ashtu edhe gruaja u përplasën përtokë nga automjeti. Sipas "DailyMail", ajo pësoi pjesën më të madhe të dëmtimeve, nga impakti i përplasjes. Oficeri i policisë A.J Perez tha se fëmija, që po lëvizte bashkë me një grua dhe një fëmijë tjetër, do të kishte vdekur nëse nuk do të kishte qenë për Shantës. [caption id="attachment_285480" align="aligncenter" width="560"]Shanta Jordan
[/caption] Fatmirësisht, të dy i shpëtuan këtij aksidenti dhe u dërguan me urgjencë në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është arrestuar./tvklan.al