Video/ Gruaja kërcënon të divorcojë burrin pas 30 vitesh martesë, arsyen nuk do ta besoni


Video/ Gruaja kërcënon të divorcojë burrin pas 30 vitesh martesë, arsyen nuk do ta besoni

10:13 05/10/2017

Një grua ka kërcënuar se do të divorcojë bashkëshortin, pas 30- vitesh martesë, pasi sipas saj ai ka çrregullime të shumta gjatë natës. Edhe pse ajo i ka kërkuar atij që të shkojë tek mjeku dhe të vizitohet për të zbuluar se pse ai gjatë kohës që është duke fjetur bërtet me të madhe dhe e gjuan atë më duar ose këmbë ai nuk ka pranuar. Kjo ka bërë që gruaja të kërkojë divorcin.

Wu, nga Taichung City në Tajvanin e Jugut, tha se ai filloi të fliste në gjumin  rreth 10 vjet më parë, por sipas gruas së tij gjatë pesë viteve të fundit ai kishte filluar ta godiste aksidentalisht atë gjatë natës, ndërsa ajo flinte pranë tij.

Madje ajo e ka akuzuar Wu, 60 vjeç dhe për dhunë. Por, Wu për të mos hequr dorë nga bashkëshortja vendosi që të shkojë për kontroll në Spitalin e Përgjithshëm Kuang Tian. Sipas mjekëve ai vuan nga një çrregullim i sjelljes së gjumit.

Sjellja e çuditshme ndodh vetëm gjatë gjumit të thellë REM .

Wu kaloi disa ditë në spital, ku kamerat e vendosura në dhomë e tij treguan veprimet që ai bëntë kur ishte në gjumë.

https://www.youtube.com//embed/vYsjNkZOIVU

Wu tha se ëndrrat e tij bëhen ndonjëherë aq intensive sa ai "fluturon" nga shtrati duke bërtitur dhe  duke tmerruar gruan e tij.

Doktor Yang tha se këto ishin shenjat klasike të çrregullimit të sjelljes së gjumit REM, dhe fatmirësisht është lehtësisht të shërueshëm me ndihmën e ilaçeve.

Ai është duke marrë mjekimet e duhura dhe po përpiqet që të shpëtojë martesën e tij 30- vjeçare.

/tvklan.al

 

 

 





Të ngjashme