Video/ Gruaja ndjek turisten se kërkoi çajin me çmim të ulët
Nuk ndodh vetëm me shqiptarët të debatojnë me një tregtar për uljen e çmimit të një produkti.
Një britanike e quajtur Gemma Wilson u ndoq këmba këmbës nga një grua nepaleze e inatosur, pasi Wilson u ankua për çmimin e shtrenjtë të çajit.
Wilson, 35-vjeç, ishte duke udhëtuar përgjatë malit Annarpurna me nipin e saj adoleshent në momentin që ndaloi për të blerë diçka freskuese në një dyqan çaji.
Britanikja ishte ankuar sepse pronarja e dyqanit i kishte thënë që çaji që ajo do blente kushtonte rreth 150 rupi (1 dollar), duke këmbëngulur që të paguante më pak.
“
Gjithmonë pyes para se të blej diçka por këtë herë harrova. Gjithmonë kam paguar 50 rupi më pak për çajin por pasi pagova i thashë që çmimi ishte i shtrenjtë,”
tha Wilson për “Mirror”.
Incidenti u regjistrua në kamera dhe aty mund të dëgjohet vendasja.
“
Ju anglezët jeni të pasur. Pse bëni pazare për çmimin ?
” dëgjohet ajo të thotë.
Nepali është një nga vendet më të varfra në botë, ku shumica e njerëzve atje mbijetojnë me vetëm dy dollarë në ditë.
/tvklan.al