Video/ Haki Çako në terren, inspekton autostradën që u përmbyt
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka inspektuar nga afër situatën në autostradën Tiranë-Durrës që u përmbyt nga vërshimet e ujit.
Në rrugë kanë mbetur makina të bllokuara, të cilat do të zhvendosen nga karroatrecët e shtetit.
Gjatë inspektimit, kryepolici Haki Çako u ka kërkuar vartësve të tij që të mos largohen nga zona deri sa të kenë ndihmuar qytetarët. Çako bëri me dije se forcat policore po bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë në terren.
/tvklan.al