Video/ Hapet kafeneja e parë e maceve
Crumbs & Whiskers është kafeneja e parë për mace, në Los angeles.
Klientët mund të porosisin kafe ose çaj ndërkohë që luajnë me macet.
Të gjitha macet janë nga streha e kafshëve Karma dhe janë për adoptim.
Kështu lirohet më shumë hapësirë në strehë.
“Ndonjëherë kemi pasur situata ku, partnerët tanë nga streha na telefononin dhe thoshin: ‘A mund të merrni disa mace’? Dhe ne binim menjëherë dakord”, tha pronari i dyqanit.
Ndonjëherë i sjellin të gjitha macet e strehës që mund të bëjnë një “festë macesh”.
Kafeja ka një ambient të përshtatshëm për macet dhe njerëzit./tvklan.al