Video/ “I pëlqenin të rriturit”, 21-vjeçarja kërkon të shkojë në hotel me…


Video/ “I pëlqenin të rriturit”, 21-vjeçarja kërkon të shkojë në hotel me…

13:39 01/02/2018

Një 21-vjeçare nga Fieri ka tentuar të shkojë në hotel me një 38-vjeçar të fejuar.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show” vajza deklaronte shpesh se i pëlqenin burrat në moshë të madhe, por shoqja e saj e ka ndaluar të shkojë me 38-vjeçarin. Gazetari raporton se kur burri ka marrë vesh se shoqja e ka penguar i ka dalë në bulevard dhe e ka tupëruar duke e sharë dhe ofenduar vajzën në mes të njerëzve.

“Një vajzë 21-vjeçare kishte vendosur të shkonte në hotel me një 38-vjeçar, por shoqja e saj e ka ndaluar duke i thënë: Thirri mendjes, ai është shumë më i madh se ty dhe i fejuar. Por 21-vjeçares nuk i interesonte dhe deklaronte se i pëlqenin të rriturit. Por shoqja ia ka dalë t’i mbushmendjen.

Sapo ka marrë vesh 38-vjeçari se shkak është bërë shoqja e saj e ka ndaluar atë në bulevard dhe e ka ofenduar rëndë dhe e ka turpëruar

” tha gazetari.

/tvklan.al

 






Të ngjashme