Digjet makina e pedagogut në Elbasan, Policia: Zjarri i qëllimshëm
Tv Klan ka siguruar videon e djegies së makinës së pedagogut të universitetit të Elbasanit Arben Haxhihyseni. Ky është momenti kur një person me kapuç në kokë i afrohet makinës duke hedhur mbi të benzinë. Ora shënon 23:12 minuta dhe rrugën Qemal Stafa përveç autorit nuk ka asnjë person tjetër. Pas mbaron shishen me benzinë i riu i vë flakën dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Pasi ka parë këto pamje policia ka zbuluar se zjarri ishte i qëllimshëm dhe ka nisur hetimet.
Dyshohet se motivi i ngjarjes ka të beje me detyrën e pedagogut që Haxhihyseni e ushtron prej vitesh në Universitetin “Aleksander Xhuvani”. Hetuesit kanë marrë në pyetje 62-vjeçari dhe e kanë pyetur në lidhje me konfliktet e tij të fundit që lidhen me detyrë.
Policia ka sekuestruar edhe disa kamera të tjera sigurie ne zonë por ende nuk ka mundur të arrestojë autorin.
Tv Klan