Video/ Ish-kryeministri maqedonas tek lagjja shqiptare e përmbytur, truproja godet një banor
Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski është pritur me protesta në lagjen shqiptare të Shkupit, Hasanbegut.
Ai ndërsa ka vizituar zonat e përmbytura është kritikuar se nuk ka marrë masat që përmbytjet të mos sillnin pasoja katastrofale.
Por njëri nga truprojat e tij ka treguar barbarizëm duke goditur me grushte një banor. Është dashur ndërhyrja e banorëve të tjerë që gjakrat të qetësoheshin. Deri tani 22 viktima janë shënuar nga përmbytjet në kryeqytetin maqedonas. /tvklan.al