Video/ “Ishte emisioni i gruas time”, Ermali – Almeda Abazit: Ç’do ti që vjen…
Dihet tashmë që Almeda Abazi ka ndërtuar jetën e saj në Turqi ku edhe jeton prej vitesh. Por, vetëm pak kohë më parë ish-miss Shqipëria u rikthye në Tiranë për të drejtuar një spektakël televiziv.
Rikthimi i saj u komentua gjatë në rrjetet sociale, ndërkohë sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Gjatë emisionit drejtuesi Ermal Mamaqi ndërkohë që i bënte kafe turke Abazit, me humor e akuzoi se i ka marrë emisionin të cilin më parë e ka drejtuar bashkëshortja e tij, Amarda Toska.
Ermal Mamaqi: Ç’do ti që vjen dhe na merr këto shfaqjet dhe spektaklet, ke pak andej në Turqi ti?
Almeda Abazi: Pse çfarë problemi ke ti?
Ermal Mamaqi: Po ishte emisioni i gruas time…
Almeda Abazi: E pra..
/tvklan.al