Video/ Ishulli i ndaluar i Sazanit kthehet në destinacion turistik


Video/ Ishulli i ndaluar i Sazanit kthehet në destinacion turistik

14:38 08/04/2017

Kërkesa e turistëve pas shumë vitesh plotësohet. Ishulli i Sazanit tani do të jetë i prekshëm nga të gjithë.

Ky vendim është cilësuar mjaft pozitiv nga kreu i Shoqatës se operatorëve turistikë në Vlorë Vasil Bedinaj. 

Por çështja e mjeteve të lundrimit në këtë zonë ende nuk është zgjidhur. Bedinaj thotë se do të bashkëpunohet me kapitenerinë e Durrësit e cila ka nën përgjegjësi edhe Vlorën. 

Tani që edhe Sazani me historinë dhe bukurinë natyrore do të jetë i vizitueshëm, Vlora po përgatitet të presë një numër akoma më të lartë pushuesish se vitet e kaluara. /ABC News

 






Të ngjashme