Video/ ISIS djeg të gjallë dy ushtarë turq


Video/ ISIS djeg të gjallë dy ushtarë turq

12:40 23/12/2016

Grupi terrorist i Shtetit Islamik, ISIS, ka publikuar një video ku shfaqen dy ushtarë turq teksa digjen të gjallë pasi Ankaraja u zotua për të luftuar terrorin në Siri, në përgjigje ndaj vrasjes së 16 ushtarëve të saj këtë javë.

Video është 19 minuta e gjatë dhe në të shfaqen dy ushtarë të rrëmbyer turq teksa nxirren nga kafazi, tërhiqen zvarrë, dhe iu vihet flaka.

“Al Jazeera” thotë se me shumë gjasa video është filmuar në “Provincën Alepo” të shpallur nga ISIS në Sirinë Veriore.

Vrasësi i ushtarëve dëgjohet tek kritikon Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe tek bën thirrje për shkatërrimin e Turqisë.

ISIS ka shokuar botën edhe në Dhjetor 2014 kur publikoi pamjet filmike të djegies së gjallë në një kafaz hekuri të një piloti jordanez, i cili u zu rob nga terroristët pasi u rrëzua me avionin e tij luftarak në det.

Agjencia e lajmeve Amaq, e afërt me ISIS, tha se grupi i kishte zënë rob dy ushtarët turq muajin e kaluar. Edhe ushtria turke nga ana e saj konfirmoi humbjen e kontaktit me dy ushtarët.

Menjëherë pas publikimit të videos së djegies së gjallë të ushtarëve turq, mbrëmjen e së enjtes, Turqia raportohet se ka bllokuar aksesin në Twitter, Youtube dhe Facebook.

Ushtria turke po zhvillon luftë të ashpër me ISIS në veri te Sirisë në qytetin e quajtur Al Bab./tvklan.al






Të ngjashme